Në ishullin e Magdalës, ambicia e një nënë dhe kriza e identitetit të një aktoreje ndërthuren në një vrull deliri, ndërkohë që sekretet më të errëta të komunitetit dalin në sipërfaqe, të udhëhequra nga zëra që turbullojnë kufirin mes realitetit dhe çmendurisë.
Biografia e Regjisorit – Horacio Alcalá
Horacio Alcalá është një regjisor dhe skenarist me origjinë meksikano-spanjolle. Ai është anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit dhe Akademisë Spanjolle të Filmit. Mban një diplomë Bachelor në Studime Filmi nga Universiteti Marc Bloch Strasbourg II. Filmi i tij i parë artistik “Finlandia” (2021) fitoi çmimin Golden Space Needle për Regjisorin më të Mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Seattel dhe mori 3 nominime për çmimet Ariel. Ai ka drejtuar dokumentarë për Cirque du Soleil, Netflix dhe HBO. Puna e tij është e frymëzuar nga realizmi magjik, duke eksploruar natyrën dhe kulturat.
Deklarata e Regjisorit
Regjisori u rrit në një komunitet rural në Jalisco, një fëmijëri e thjeshtë që mbbolli intuitën se kishte diçka përtej, duke i dhënë jetë këtij filmi. Migrimi i tij në Evropë dhe vitet në Cirque du Soleil formësuan një vizion që shkrin trupin dhe ëndrrën. I ndikuar nga Martel, Reygadas dhe realizmi magjik latino-amerikan, ai krijon një univers ku realizmi rrëshqet në surrealizëm. Kinematografia kap misticizmin e Liqenit Chapala, maskat nga artizanët e Chiapas dhe Oaxaca e shndërrojnë mizanskenën në një rit vizual, dhe tingulli – përmes 16 zërave të improvizuar nga Trondheim Voices – bëhet një personazh i gjallë që banon në histori, duke e transformuar filmin në një përvojë ndjesore dhe mitike.