Edicioni i parë i Festivalit Internacional të Filmit Indipendent në Kuçovë hap zyrtarisht thirrjen për aplikime. Regjisorë dhe producentë nga e gjithë bota mund të dorëzojnë veprat e tyre deri më 31 Korrik 2026.
Konkurrimi është i ndarë në katër gjini: filmi me metrazh të gjatë, filmi me metrazh të shkurtër, filmi i animuar dhe filmi dokumentar. Secila kategori vlerësohet veçmas nga juria ndërkombëtare, me çmime të dedikuara.
Materialet e kërkuara përfshijnë linkun e shikimit, posterin, fotografitë e filmit dhe një përmbledhje të shkurtër. Rezultatet e përzgjedhjes do të komunikohen gjatë Shtatorit 2026.



