Aldo Maku
Martini endet nëpër qytet në kërkim të një pune dhe një drejtimi. Një ditë e zakonshme do ta përballë me një pyetje të pazgjidhshme: e shkruajmë ne fatin tonë, apo thjesht ecim drejt tij?
Aldo Marku është regjisor dhe skenarist shqiptar. Pas diplomimit për regji filmi në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi, ai realizoi filmin e tij të parë të shkurtër, “Big Fish”, i cili pati sukses në festivalin e filmit 48-orësh. Filmi fitoi çmimet për Regjinë më të Mirë dhe Kinematografinë më të Mirë.
Pas përfshirjes në disa projekte të tjera filmash të shkurtër, ai kaloi te filmi artistik me metrazh të gjatë. Në vitin 2023 realizoi filmin “Policë për kokë” dhe në vitin 2026 filmin “Policë për jetë”.