13 — 18 Tetor 2026 Kinema "Kadri Roshi", Kuçovë
Apliko
Golden Brothers
Kryefaqja / Filma / Golden Brothers
Film i gjatë

Golden Brothers

Regjisor
Drilon Hoxha Drilon Hoxha
KategoriaFilm i gjatë
Metrazhi1:17:45
VendiShqipëri
Viti2024
GjuhaShqip

Sinops:

Koli nje burre i nderuar ne moshe sapo ka hapur biznesin e tij “Agjensi Funerale”. Ku gjithcka duket e perkryer pervec faktit qe padashur e gjen veten te perfshire ne kurthin e nje bande kriminale. Se bashku me te vllain e tij ku e ka punesuar ne agjensin e tij,do te kalojne shume peripeci,pas te cilave njihen me Besin, dhe mendojne qe ky i fundit eshte zgjidhja e duhur e problemit te tyre. Por ne te vertete kjo zgjidhje ishte nje dem qe i bene Besit,i cili me te drejte do ti perdore per te shlyer gabimin e bere kundrejt tij. Miqesi dhe armiqesi, rrezik dhe aventure, te geshura dhe te qara, do ti percjellin ne rugen pa dalje te krimit, ne ndjekje te shpreses qe e verteta te triumfoje.

Rreth Regjisorit: 

Karriera e tij publike nisi në vitin 2008, kur në moshën 17-vjeçare konkuroi në talent-show “Ti Vlen”. Ai mori pjesë si imitues dhe arriti deri në gjysmëfinale, duke u vlerësuar për talentin në humor.

Dy vite më vonë, mori pjesë në spektaklin “Albania’s Got Talent”, ku përveç aktrimit, u dallua edhe për aftësitë në beatbox, duke arritur deri në finale. Po atë vit, Hoxha u përzgjodh si pjesë e trupës së spektaklit të humorit “Portokalli“. Ai qëndroi në këtë spektakël për një sezon të plotë.

Pas përvojës në televizion, Hoxha u fokusua në prodhimin e filmave, duke themeluar shtëpinë e tij filmike “D.H Production” në vitin 2015.

Filmi i tij i parë i zhanrit komedi, Çimi, pati premierën më 9 gusht 2013. Më 22 tetor 2015, ai publikoi filmin Drejt fundit, i cili solli një qasje të re të zhanrit aksion në tregun shqiptar, ku Hoxha ishte si regjisor ashtu edhe aktor protagonist. Në vitet në vijim, ai ka realizuar disa projekte të tjera kinematografike si Dashuria s’mjafton (2018), Shkëmbimi (2022) dhe Ego (2023).
Orari i Shfaqjeve