Struktura e konkurrimit të edicionit të parë ndahet në katër gjini: filmi me metrazh të gjatë, filmi me metrazh të shkurtër, filmi i animuar dhe filmi dokumentar.
Secila gjini ka çmimin e vet, ndërsa Grand Prix i festivalit jepet për filmin më të mirë pa dallim kategorie. Fondi total i çmimeve kalon 30,000 euro.
Programi përfshin edhe një retrospektivë të kinemasë shqiptare dhe një seksion special jashtë konkurrimit.
Ndaje



