Kjo nuk është një histori e gëzuar Krishtlindjesh. Kjo është një histori e zakonshme për vetminë. Edhe sikur të jesh i rrethuar nga njerëz që të duan. Edhe kur je në mes të turmës dhe thjesht ndjehesh bosh dhe i padukshëm. Njerëzit nganjëherë thjesht duhet të pranojnë gjërat më të vogla që u vijnë. Nganjëherë duhet t’i mbash sytë hapur, sepse mundësia jote për lumturi mund të kalojë pa e kuptuar. Vetmia i bën njerëzit të pakëlumtur. Gjithsecili ka nevojë për një shoqërues. Në këtë histori, personazhet tona përballen me vështirësinë e nevojës për të qenë me dikë që ka kohë për ta. Bërja ose pranimi i një gjesti të thjeshtë mirësie nga një i huaj mund të ndryshojë jetën tënde.